MENU
klinika

Detajet

Rama në Vlorë, studentët largohen nga takimi: Mos na detyroni që…

19.12.2018 - 11:35

Ka nisur krejt ndryshe takimi që kryeministri Edi Rama po zhvillon sot në Universitetin e Vlorës, ku të pranishëm janë studentë, ndërsa në fokus do jenë kërkesat e tyre.

Pavarësisht rolit të tij si kryetar qeverie, Rama ka marrë edhe rolin e koordinatorit, pasi studentët nuk po bindeshin që të uleshin nëpër vende. Madje ai është kapur me disa prej tyre, ndërsa nuk ka kursyer edhe tonet e larta.

Pas disa minutash bisedime, studentët kanë nisur të largohen nga salla. “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, nisën të thërrisnin studentët dhe më pas u larguan nga salla, ndërkohë që brenda qëndruan pjesa tjetër.

Ne si studentë nuk kemi protestuar kot, nuk jemi budallenj, as me parti politike, ne që kemi ndenjura në shi e në të ftohtë, ne zotëri, jemi një pjesë e atyre që ju shikojmë juve si te vetmin njeri, për momentin që mund të bëni diçka,. Ju e keni keqkuptuar këtë protestë, nuk kemi kërkuar që të rrezojmë qeverinë apo të sjellim njeri tjetër në krye të vendit, por për kërkesa bazike. Sot jemi në një sallë kaq të ngrohtë, sikur t’i bënim mësimin në salla kaq të mira?!
Duhet të kupton ju zotëri, se që të gjitha pikat janë të qarta, të shkruara e zeza në të bardhë. Komunikim ka nevojë për mesazhin, kanalin dhe marrësin…
Mesazhi ato 8 pika, kanali mënyra si kemi zgjedhur ta japim këtë mesazh, marrësi jeni ju…”, tha një studente.

“Hajde djema, dilni mo këtu. Zini vendin. Çuna, futuni aty. Mund të uleni dhe përpara. Dilni këtu mo. O goca, o vajza. Ose mund të uleni dhe këtu, s’do e bëjmë si kantier, s’ke asnjë status të veçantë. Dil anësh se s’mund të pengosh të tjerët. Vajzë do të më kesh përballë? Ku të kalojnë ata? Ulu mi anësh, si do rrish përpara njerëzve. Po përmbysni anën e edukatës”,-tha Rama.

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD