MENU
klinika

Deklarata

Rama për Taulant Mukën: Ai është thjesht një larvë politike

10.12.2018 - 13:06

Kryeministri Edi Rama gjatë daljes së tij për mediat, ka ironizuar kryetarin e opozitës, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi për titujt e tyre shkencor.

Rama tha se nuk ka gradë shkencore, pavarësisht deklaratave të ish-zv.ministrit të Arsimit, Taulant Muka. Këtë të fundit ai e ka quajtur si “larvë politike”.

Ndërkohë që për Kryemadhin, Rama ka thënë se është “kokë e madhe”, pasi ka gradën “Doktore Shkencash”, ndërkohë që Lulzim Bashën e ka quajtur si “Profesor i Asociuar”.

“Monika është Doktoreshë Shkencash, kurse unë s’jam Doktor Shkencash,

Monika është kokë e madhe. Ai larva politike (Taulant Muka) ka thënë për mua që jam “Doktor Shkencash”, por unë s’kam Doktoraturë. Jam thjesht një piktor.

Monika është Doktore shkencash, kurse Luli është Profesor i Asociuar”, ka thënë Rama.

Ai zotëria, shkencëtari, kërkonte që ditën e parë makinë me shoferë dhe thoshte pse nuk e kam. Ou! Kërkonte të kishte banjo në zyrë, kërkonte që babai i tij të ishte shoferë në ministri”, tha Rama.

Gjithashtu Rama tha se VKM-në për tarifat e provimeve të bartura e kishin kërkuar dekanët dhe nuk kishin njoftuar për asgjë studentët.

“Nuk e kemi venduar ne atë VKM, por ka qenë një kërkesë e dekanëve që në mars. Prandaj unë kam urdhër Ministres që të thirrje në mbledhje urgjente dekanët, për të biseduar me ta. Fajin e kanë këta dekanë që nuk informojnë studentët”, tha Rama.

Ndërkohë më tej Rama foli dhe për bordin e administrimit, duke bërë një premtim se do i shkarkonte të gjithë përfaqësuesit e qeverisë por kur të takohet me studentët.

“Do të shkarkojmë të gjithë përfaqësuesit e qeverisë në Bordin e Administrimit. Por unë nuk bëj asnjë lëvizje, po nuk erdhët këtu dhe po nuk folëm bashkë. Ji të rrini e të këndoni këngët e Monikës e të Lulit në Bulevard. Ju më sillni një emër të një studenti, që doni ju dhe do ta vendosim direkt, por jo të rrini aty”, shtoi me tej Kryeministri.