MENU
klinika

Postimi i plotë

Rama “thumbon” Bashën: Ke zaptuar ashensorin e pallatit

19.12.2018 - 18:28

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ditën e sotme ishte në zonën e  Unazës së Re ku u ka bërë thirrje banorëve për protesta.

Pas kësaj ka reaguar kryeministri Edi Rama duke thumbuar kreun e PD-së pas deklaratave të tij.

“Artist ç’janë këta që ankohen pse ke zaptuar ashensorin e pallatit? Po si mund të ngjitesh e të zbresësh ti me të tjerë, kur në zbritje s’të ka dalë ende gjumi, ndërsa në ngjitje të ka marrë krejt gjumi! Ti shyqyr e bëre PD si ashensorin, jo më të lirosh ashensorin?Ta harrojnë?”, shkruan Rama.

rama twitter-konica.al
rama twitter-konica.al

Po sot Bashkia e Tiranës, në një deklaratë për mediat akuzonte kryetarin e PD-së Lulzim Basha se ka zaptuar ashensorin e pallatit ku jeton.

“Me këtë rast i bëjmë thirrje Lulzim Bashës të lirojë ashensorin e pallatit ku banon-gjithashtu hapësirë e përbashkët e të gjithë banorëve të pallatit që ai ka zaptuar ilegalisht me qëllim që të ngjitet me ashensor personal në pallatin me shtesë të paligjshme me pamje nga liqeni artificial”, thuhej në deklaratën e Bashkisë Tiranë.