MENU

Pse çështja nuk u trajtua në samitin e G20?

Rasti Khashoggi/ Erdogan kërkon ekstradimin e të dyshuarve

02.12.2018 - 15:51

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka kërkuar që Arabia Saudite të ekstradojë të dyshuarit për vrasjen e shkrimtarit Jamal Khashoggi.

Duke folur pas samitit të G20 në Argjentinë, ai tha se rasti Khashoggi nuk ishte diskutuar fare, dhe se vetëm Justin Trudeau i Kanadasë e kishte ngritur këtë si temë.

Arabia Saudite ka akuzuar 11 vetë për vrasjen, por nuk duket se është gati t’i dërgojë në Turqi: Ndërkohë, ajo vazhdon të mohojë se Princi Mohammed bin Salman ishte i përfshirë në vrasje.

Gazetari saudit u vra në konsullatën saudite në Stamboll në tetor.

Presidenti Donald Trump gjithashtu ka mohuar njoftimet e medias amerikane se CIA beson se një operacion i tillë do të kishte nevojë për miratimin e princit Mohammed, i njohur si MBS.

Ndërkohë Sekretari i Shtetit Mike Pompeo i ka thënë CNN-së se nuk kishte prova të drejtpërdrejta që lidhnin princin Mohammed me vrasjen.

Presidenti Erdogan mbetet thellësisht i zhgënjyer nga përgjigja e Arabisë Saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën e vendit në Stamboll.

Ai akuzoi autoritetet saudite për kontradiktat dhe gënjeshtrat, për ndryshimin e historisë së tyre dhe refuzimin për të shkëmbyer informacion me hetuesit turk. Ai tha se princi Princi i Mohammed i kishte dhënë liderëve botërorë në samitin e G20 një “shpjegim të pabesueshëm” të situatës, duke argumentuar se Arabia Saudite nuk mund të fajësohej nëse nuk ishte vërtetuar krimi.

Presidenti turk tha se ishte thelbësore që të dyshuarit e ndaluar nga autoritetet saudite të ekstradoheshin për t’u përballur me gjyqin në Turqi.

Ai shtoi se Turqia kishte prova që Khashoggi ishte vrarë gjatë shtatë minutave dhe i kishte ndarë ato me vendet që i kishin kërkuar prej tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Albert Çaçi

Aleati problematik