MENU
klinika

Botërori i Klubeve

Real Madrid nuk fal, Solari merr trofeun e parë

22.12.2018 - 19:27

Real Madrid nuk e ka diskutuar aspak fitimin e Botërorit të Klubeve në Emiratet e Bashkuara Arabe, teksa ka mposhtur 4-1 vendësit e Al Ain. Është trofeu i parë për trajnerin e ri Santiago Solari, që largon gjithnjë e më shumë “hijet” e afrimit të një trajneri tjetër me emër.

Ishte Luka Modric ai që kaloi Los Blancos në avantazh në minutën e 14’. Pasi merr një top nga Benzema, Topi i Artë ka gjetur rrjetën me një goditje të bukur nga distanca. Ky ishte goli i parë i kroatit në një finale me Real Madrid.

Pas pushimit ishte talenti Marcos Lllorente që dyfishoi rezultatin në minutën e 60’. Spanjolli ka lëshuar një predhë nga distanca duke mposhtur për të dytën herë portierin Eisa. Në minutën e 79’ erdhi goli i tretë me Sergio Ramos që shënon pas një goditjeje me kokë nga brenda zonës.

konica sportkonica sport mobile

Në minutën e 86’, Al Ain shënoi golin e nderit me anë të Tsukasa Shiotani, i cili ka bërë një gol shumë të bukur me kokë. Në fund të takimit, ishte edhe Vinicius Junior që detyroi mbrojtësin Nader të shënonte një autogol. Një sfidë e lehtë për Los Blancos.

Më herët, River Plate mundi 4-0 japonezët e Kashima-s, duke kapur vendin e tretë në Kupën e Botës për klube. River ka merituar fitoren, pasi ka dominuar ndeshjen ndaj aziatikëve që nga minuta e pare, megjithëse goli i tretë dhe i katërt ardhën në minutat e fundit kur japonezët ishin dorëzuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN