MENU
klinika

La Liga, Java 14

Real Madrid nuk gabon dy herë radhazi

01.12.2018 - 22:38

Real Madrid është rikthyer shpejt te fitorja, duke mposhtur 2-0 Valencian në “Bernabeu”. Një sukses që e ngjit një pozicion ekipin madrilen dhe tani është vënë në ndjekje te skuadrave të kreut, pasi diferenca është shumë e ngushtë.

Real bën një start të shkëlqyer të ndeshjes dhe arrin të kalojë në avantazh që në minutën  8’. Me shumë fat krosi i Carvajal devijohet nga Daniel Wass i cili e shtyn në rrjetën e tij. Në minutën e 29’ ishte Gareth Bale ai që mund të kishte dyfishuar rezultatin, por goditja e tij pritet nga Neto.

Vendasit arrijnë të dominojnë lojën duke mos e lejuar Valencia-n të tregohet e rrezikshme në zonën e tyre, por nuk arrijnë të shfrytëzojnë më së mirë mbajtjen e topit teksa shumica e rasteve të Real Madrid nuk e shqetësojnë portierin mik.

Pas pushimit Valencia regjistron mundësinë e parë serioze drejt portës madrilene, por goditja e Mina përfundon vetëm pak centimetra sipër traversës. Një tjetër mundësi erdhi në minutën e 65’ për miqtë, por edhe këtë herë goditja e Gabriel përfundon jashtë portës.

Në minutën e 73’ Asensio ka mundësinë më të mirë për vendasit në pjesën e dytë, por goditja e tij pritet nuk shkon në portë. Në minutën e 84’ erdhi goli i nokautit. Ishte Lucas Vazquez ai që dërgoi topin në rrjetë pas pasimit të Benzema.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN