MENU
klinika

100% efektive

Recetë kundër puçrrave dhe plagëve!

10.12.2018 - 16:45

Në Shqipëri rriten deri në 8 lloje pishash, ndër të cilat më e rëndësishmja konsiderohet pisha e zezë. Kjo e fundit, shkon deri në 50 m lartësi, ndërsa nënllojet e tjera të pishës, nuk i kalojnë të 40 metrat. 

Gjendet në të gjithë territorin e vendit tonë, sidomos në Tropojë, Pukë, Mirëditë, Peshkopi, Mat, Tiranë, Kolonjë Llogara, Librazhd, Elbasan, Gramsh etj. 

Pisha është një pemë që rri e gjelbëruar gjatë gjithë vitit. Ajo përveçse është një pemë dekorative, përmban me bollëk vitamin C, terpentinë, rrëshirë, katran etj. Farat e pishës ndihmojnë në sistemin e tretjes. Bërthama e tyre ndihmon si laksativ i lehtë, por mund të shkaktojë urthin, nëse përdoret më shumë se çduhet.

Frutat e boçeve të pishës treten me vështirësi, por kanë vlerë të lartë ushqyese. Është i njohur gjithashtu fakti që kjo pemë është tepër e shëndetshme për organizmin e njeriut, pasi shërben për çlirimin e tepërt të oksigjenit dhe pastrimin e ajrit.

Pjalmi i pishës përdoret për të prodhuar një pomadë me të njejtin emër që është shumë i mirë kundër plagëve. Gjithashtu, pjalmi i pishës bashkë me valesën e boçeve veprojnë me efikasitet kundër astmës bronkiale, ato qetësojnë kollën, pastrojnë mushkëritë, rrisin sasinë e spermës dhe pasionin për marrëdhënie seksuale.

Fruti i pishës në fillim është i blertë dhe në formë konike. Ai piqet gjatë një periudhe dyvjeçare.

Ja disa nga vlerat kuruese të pishës:

Kundër rrufës

Merren lastarët e degëve të njoma të pishës, gjatë periudhës shkurt-maj të lulëzimit. Zierja e këtyre lastarëve bëhet me 30 gr të tyre, në një litër ujë. Nga kjo tretësirë, merren 3-4 gota në ditë, kundër rrufës. Gjithashtu, tretësira e mësipërme shërben edhe për kurimin e rrugëve urinare, kollës dhe bronshitit.

Kurimi i puçrrave dhe plagëve

Merret pjalmi i pishës dhe përzihet me vaj ulliri, derisa të krijohet një masë homogjene. Me pomadën e përftuar lyhen puçrrat dhe plagët. Kjo tretësirë, po të shtojmë në të edhe një sasi lëngu të boçeve të sapozierë, shton prodhimin e spermës dhe një dëshirë maksimale për marrëdhënie seksuale, sidomos tek meshkujt.

Kurimi i sëmundjeve të mushkrive

Në 1 litër ujë të distiluar, hedhim 10 gr katran pishe. Tretësirën e përftuar e lëmë të pushojë për 24 orë. Më pas, kullohet dhe i shtohet 1800 gr sheqer, i cili tretet mirë në të. Prej saj merren 4 lugë në ditë. Është mirë që shurupi të merret para bukës në stomak të shëndoshë, apo pas bukës në pacientët me pengesa gastrite.