MENU
klinika

Mungesë e gjatë

Rihanna paralajmëron rikthimin, 2019-ta viti i saj?

23.12.2018 - 20:51

Prej kohësh, këngëtarja e famshme Rihanna është shkëputur nga muzika dhe është përqendruar te biznesi.

Por duket se më në fund ylli nga Barbadosi ka vendosur t’i rikthehet muzikës.

Përgjatë vitit 2018 kishte shumë zëra që artistja do të publikojë së shpejti projekte të reja muzikore, por që këta mbetën vetëm zëra.

Rikthimi i saj në skenën muzikore do të ndodhë përgjatë vitit 2019 dhe atë me një album. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë artistja kur iu është përgjigjur pyetjes së një fansi.