14.12.2018 - 08:34
E premte dt. 14.12.2018, priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Lezhë dhe reshje të dobëta në qarqet e tjera të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në Veri dhe në Lindje, në zonat mbi 600 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.
TEMPERATURAT
E premte, dt.14, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 16 °C
në vendet e ulëta: 7/ 13 °C
në vendet malore: -1 / 6 °C
ERA
E premte, dt.14, era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.