MENU
klinika

Foto

Rita Ora: Dy fjalë për Dafina Zeqirin

09.12.2018 - 17:46

Dafina Zeqiri i jep shpesh herë mbështetje artistëve për projektet e tyre muzikore. Këtë herë, ka vendosur që ti japë vëmendje këngëtareve që po na nderojnë në arenën ndërkombëtare.

Ajo uroi suksesin e Rita Orës, Bebe Rexhës dhe Dua Lipës. Nuk kaloi shumë kohë, kur mori reagimin e të pares shqiptare që u njoh në botë për sukseset muzikore, Rita Ora.

Ajo ripostoi fotografinë e Dafinës duke shkruajtur mbi fotografi: “Më e ëmbla Dafina Zeqiri”.

Gjatë kësaj kohe, Rita është fokusuar tek albumi “Phoenix” dhe koncertet muzikore që po mban nëpër botë.