MENU
klinika

Kënga Magjike

Robert Aliaj fut në “sherr” këngëtarët!

09.12.2018 - 19:31

Kënga Magjike u mbyll mbrëmjen e kaluar me triumfin e Flori Mumajesit, por jehona dhe debatet si çdo vit po zgjasin edhe në edicionin e 20 të saj dhe si gjithmonë arsyeja e debatit bëhet vlerësimi që këngëtarët i bëjnë njëri tjetrit.

Këtë herë të gjithë u befasuan kur në konkurrim panë edhe Robert Aliajn, i cili ishte në krye të listës së vlerësimeve të Aurela Gaçes.

Por ky vlerësim duket se nuk i ka pëlqyer aspak Ronela Hajatit, e cila në një diskutim ditën e sotme në “E diela shqiptare” reagoi ndaj Aurela Gaçes, duke thënë se Robert Aliaj recitoi dhe nuk këndoi.

Por kjo fjali solli edhe reagimin e këngëtares tjetër Rovena Dilo, e cila tha se nëse do të ishte si u shpreh Ronela, atëherë reperët nuk do të quheshin këngëtarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN