MENU
klinika

Serie A, java 16

Roma përmbys Genoan, presion rivalëve

16.12.2018 - 22:24

Roma, edhe kur fiton, e bënë këtë me shumë vuajtje, duke lënë në ankth tifozët verdhekuq. Sonte Roma përmbysi shifrat 3-2 në “Olimpico” ndaj Genoas dhe duket se verdhekuqtë janë më mirë kur pësojnë gol të parët se sa kur janë në avantazh.

Piatek shënoi për miqtë në minutën e 17-të, duke vënë vendasit në vështirësi. Megjithatë, Fazio në minutën e 31-të vendos ekuilibrat. Por nuk do të kalonin as 2 minuta lojë dhe Genoa kalon sërish në avantazh, kësaj here me Hiljemark.

Miqtë nuk arrijnë ta mbyllin në avantazh pjesën e parë, pasi në limit të këtij fraksioni kryeqytetasit tregojnë forcën e tyre. Kluivert Junior barazon shifrat në 2-2, duke hapur sërish takimin.

Fillimi i pjesës së dytë është më i mirë për verdhekuqtë, por goli do të vinte në minutën e 59-të. Cristante do të kalonte për herë të parë Romën në avantazh, që do të mbeste në fuqi deri në fund të takimit. Me këtë fitore, Roma i afrohet Lazios dhe Milanit, por dy rivalët kanë një ndeshje më pak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN