MENU
klinika

Humb 700 mijë euro

Ronaldo nxjerr në shitje vilën e tij, ja çmimi

19.12.2018 - 16:44

Cristiano Ronaldo ka nxjerr në shitje vilën e tij luksoze në Manchester, me pesë dhoma gjumi. Çmimi i vilës është 3.6 milionë euro, dhe ajo përfshin një pishinë të madhe, një kinema, një dhomë për stërvitje e shumë gjëra të tjera luksoze.

Sulmuesi i Juventusit ka blerë këtë shtëpi në Manchester në vitin 2006, gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme në Manchester United, nën drejtimin e Sir Alex Ferguson.

Nëse Ronaldo arrin ta shesë këtë shtëpi për 3.6 milionë euro, atëherë ai rezulton se ka humbur para për këtë vilë, pasi e kishte blerë atë për 4.3 milionë euro para më shumë se një dhjetë viteve.

konica sportkonica sport mobile

ronaldo shtepia
ronaldo shtepia

Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo ka tentuar ta shesë këtë vilë. Ai kishte tentuar ta shesë atë edhe në vitin 2009, kur ishte transferuar nga Manchester United te Real Madrid.

Mbrojtësi i krahut të majtë të Manchester Unitedit, Luke Shaë, ka qenë duke jetuar në shtëpinë e portugezit për një kohë të gjatë dhe ka paguar rreth 8 mijë euro brenda muajit, mirëpo tani portugezi dëshiron ta shesë përfundimisht atë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN