MENU
klinika

Moto GP

Rossi: Titulli i 10-të dhe mosha, thjesht shifra

25.12.2018 - 13:51

Automobilizmi dhe motoçiklizmi janë pushim në këtë fundviti, për të startuar në fillim të shkurtit me testet e para. Piloti italian Valentino Rossi ka deklaruar se nuk ka një limit për sa i përket të ardhmes së tij dhe se mund të vazhdojë të pilotojë në Moto GP edhe pas vitit 2020, kur përfundon kontrata e tij me Yamaha.

Rossi shpreson që gjatë këtyre dy viteve të realizojë ëndrrën e tij, të fitojë titullin e 10-të kampion bote, por premton se, nëse kjo gjë do të ndodhë, ai mund të vazhdojë të pilotojë, edhe pse aktualisht është 39 vjeç.

Titulli i 10-të kampion apo mosha ime 39 vjeç janë thjesht shifra, që nuk kanë asnjë rëndësi. Unë do të vazhdoj të pilotojë një motor edhe pasi të fitoj titullin e 10-të kampion.

valentino rossi
valentino rossi

Ashtu siç kam thënë gjithnjë, unë vazhdoj të garoj pasi argëtohem në pistë dhe për të fituar gjithnjë. Nëse do të mbërrijë titulli i 10-të, do të jem dyfish i lumtur, nëse jo, do të garoj për të argëtuar veten dhe fansat e mi”, – tha Rossi.

Më tej, piloti i Yamaha tha: “Unë kam një kontratë deri në vitin 2020, por nuk kam vendosur ende se çfarë do të bëj pas këtij viti. Ndoshta nuk do të jetë sezoni im i fundit. Kjo është një gjë për të cilën do të reflektoj kur të jetë momenti.

Unë punoj për të qenë kompetitiv gjithnjë në pistë, për të fituar dhe argëtuar fansat. Ndaj mezi po pres testet dimërore për të parë se deri ku mund të shkoj këtë sezon”.