MENU

Grupet e industrisë gjermane po "ankohen"

“Rreziku më i madh për Gjermaninë është Trump dhe Brexit”

26.12.2018 - 12:29

Grupet kryesore të industrisë gjermane thanë të mërkurën se largimi i Britanisë nga Bashkimi Europian dhe mosmarrëveshjet tregtare të shkaktuara nga politikat e “Amerikës e para” të Presidentit të SHBA, Donald Trump, përbëjnë rreziqet më të mëdha për rritjen dhe prosperitetin gjerman.

Ekonomia gjermane, më e madhe e Evropës, pritet të ketë ritmin më të dobët të rritjes në shumë vite në 2019.

Në një sondazh të kryer nga Reuters, krerët e shoqatave kryesore të industrisë gjermane thanë se nuk e shihnin si mundësi që ekonomia të hyjë në një recesion dhe se parashikohej një rritje të qëndrueshme prej rreth 1.5 përqind për 2019.

Por shoqatat e industrisë thanë se problemet ekonomike të drejtuesve të kompanisë ishin në rritje dhe qeveria duhet të bënte më shumë për t’i ndihmuar ata, për shembull duke ulur taksat e korporatave dhe duke investuar më shumë në infrastrukturën digjitale.

“Rreziku më i madh është Brexit”, tha Dieter Kempf, president i shoqatës së industrisë BDI.

Nëse Britania e braktis BE-në në mars pa asnjë marrëveshje mbi marrëdhëniet e saj të ardhshme me bllokun, kjo do të krijonte paqartësi masive për tregti dhe biznes, paralajmëroi Kempf.

“Ekonomia britanike do të përballet me kërcënimin e drejtpërdrejtë të një recesioni që do të ndikonte në mënyrë indirekte edhe në Gjermani”, tha Kempf.

Holger Bingmann, kreu i grupit të tregtisë BGA, tha se Brexit ishte “problemi më urgjent për ekonominë gjermane”, ndërsa një përshkallëzim i mosmarrëveshjeve ndërkombëtare të tregtisë shkaktuar nga Shtetet e Bashkuara mund të prishin ecurinë ekonomike.

Presidenti i DIHK, Eric Schweitzer, tha se kompanitë gjermane janë ende të shqetësuara për SHBA që mund të imponojë tarifa më të larta të importit në makinat evropiane.

Është jetike që të dy palët të shtojnë përpjekjet e tyre për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjen tregtare nëpërmjet negociatave që në mënyrë ideale do të çonin në uljen e tarifave, tha Schweitzer.

Ekonomia gjermane u rrit me rreth 1.5 përqind këtë vit, krahasuar me 2.2 përqind në 2017./konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Agonia e vazhdueshme e Brexit…