MENU
klinika

Dështimi

Rrëzohet plani i BE për taksimin e kompanive dixhitale

06.12.2018 - 15:52

Ministrat Evropianë të Financave dështuan të gjenin një akord të përbashkët për një taksë mbi të ardhurat dixhitale, pavarësisht një plani të minutës së fundit nga Gjermania dhe Franca për të shpëtuar propozimin.

Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian propozoi taksë 3% mbi firmat dixhitale si Facebook dhe Google duke thënë se këta të fundit tentojnë të kanalizojnë fitimin drejt vendeve me taksat më të ulëta.

Taksa kërkon mbështetjen e 28 vendeve anëtare, përfshi edhe ato të ofrojnë taksa të ulëta si Irlanda. Rënia e marrëveshjes është një goditje e rëndë për Presidentin Francez Emanuel Macron dhe qeverinë e tij e cila ka investuar kapital të konsiderueshëm politik për këtë taksë.

Kompanitë të cilat fitojnë nga reklamimi i Google dhe Facebook do të goditeshin më rëndë nga propozimi Franko-Gjerman. Sipas propozimeve të para, taksa duhej të hynte në fuqi në Janar të 2021.

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit

Nga harxhimi i baterisë së celularit te niveli rrezatimit dhe stresit

Arsyet pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës!