MENU
klinika

Festat e fundvitit

Rriten çmimet e fruta-perimeve edhe në Durrës

27.12.2018 - 17:29

Qytetarët durrsakë po përballen me rritje të ndjeshme të cmimit të fruta perimeve në këto ditë në prag të festës së Ndërrimit të Viteve.

Një pjesë e konsumatorëve thonë se tryeza e festës po varfërohet ndërsa tregtarët thonë se kjo është pasojë e mungesës së prodhimit vendas.

Tradita e keqe vijoi edhe këtë fund vit!

Me afrimin e festës së ndërrimit të Viteve, çmimet po shënojnë rritje në tregjet e Durrësit.

Prodhimet jashtë stine, konsiderohen të ndaluara nga një pjesë e qytetarëve.

Çmimet e larta dhe të ardhurat e pakta sipas qytetarëve vit pas viti po varfërojnë tryezën e festës.

Vetë tregtarët e pranojnë rritjen e cmimeve, por argumentojnë më mungesën e prodhimit vendas.

Në këto kushte, ata paraljmërojnë qytetarët Durrsakë se cmimet e fruta perimeve do të vijojnë të rriten.