17.12.2018 - 14:09
Një ndër segmentet më kryesore dhe nacionale si Berat-Fier, si shumica e akseve të tjera të rëndësishme, nuk ka arritur dot t’i shpëtojë fenomenit të amortizimit.
Edhe pse një ndër segmentet më të dëmtuara në Qarkun e Beratit, kjo rrugë u shërben banorëve dhe fermerëve të zonës më të zhvilluar për prodhimin e kulturave bujqësore. Banorët thonë se që prej kohës së ndërtimit në periudhën e komunizmit, askush nuk ka investuar më në këtë rrugë.
Banorët e zonës bëjnë thirrje për ndihmë dhe luten që zëri i tyre dhe kërkesa e tyre të mos bie në vesh të shurdhër, siç ka ndodhur deri më sot.