MENU
klinika

Pas testimit të "Avangardit"

Putin: Sistemi ynë raketor është i paprekshëm

27.12.2018 - 13:12

Sistemi i ri hipersonik i raketave i Rusisë, që presidenti Vladimir Putin pretendon se është “i pacenueshëm” ndaj mbrojtjes së SHBA, do të hyjë në shërbim në 2019, tha kreu rus pas një prove të raketës të mërkurën.

“Rusia është e para në botë me një armë të re strategjike dhe kjo do të shërbejë për sigurinë e shtetit tonë dhe të popullit tonë për dekada të tëra”, tha Putin, sipas shërbimit të lajmeve shtetërore Tass.

“Kjo është një dhuratë e mrekullueshme për vendin për Vitin e Ri,” citon Tass Putinin.

Sistemi hipersonik Avangard është testuar nga baza ajrore ushtarake Dombarovsky në jugperëndim të Rusisë, sipas Tass.

Raportet e mëparshme thonë se Avangard ka aftësinë për të fluturuar aq shpejt sa Mach 20, me më shumë se 15,000 milje në orë.

“Do të jetë praktikisht e paprekshme,” tha Putini gjatë një fjalimi në mars të Parlamentit rus.

Faqja e internetit e inteligjencës gjeopolitike Stratfor, i ka përshkruar armët hipersonike si destabilizuese. “Këto raketa do të nxisin një garë të re të armëve” thotë Stratfor.

Përveç Rusisë, SHBA dhe Kina kanë punuar për armët hipersonike. Pekini thotë se ka testuar një avion hipersonik në gusht.

Forcat Ajrore të SHBA në fillim të këtij viti dhanë 928 milionë dollarë  për të zhvilluar një raketë hipersonike.

Ndërkohë në dhjetor, nënsekretari amerikan i Mbrojtjes për Kërkime dhe Inxhinieri Michael D. Griffin u tha gazetarëve se SHBA mund të kenë një “aftësi mbrojtëse të mundshme” kundër armëve hipersonike nga mesi i dekadës së ardhshme.

Njoftimi i Avangardit të Moskës vjen më pak se një muaj pasi Uashingtoni tha se do të ndalonte aderimin në një traktat të vjetër bërthamor. Traktati Ndërkombëtar i Forcave Bërthamore të vitit 1987 (INF) detyroi të dy vendet të eleminojnë raketat balistike. SHBA-ja thotë në mënyrë specifike se Rusia ka shkelur INF-në por Rusia e mohon shkeljen e paktit.

Duket se njoftimi i së mërkurës duket se do të jetë një tjetër gjemb në marrëdhëniet SHBA-Rusi.

Duke folur në fillim të dhjetorit, sekretari i shtetit i SHBA Mike Pompeo tha se shkelja e pretenduar e Rusisë e Traktatit të INF ishte pjesë e një rrjeti më të gjerë të sjelljes destabilizuese, përfshirë përplasjen e fundit të Moskës me Ukrainën në Ngushticën e Kerçit./konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarat e Sekretarit amerikan të mbrojtjes

“Rusia nuk mund ta zëvendësojë kurrë SHBA-në”

Deklarata e gjeneralit britanik

Britania: Rusia më e rrezikshme se ISIS

Norbert Röttgen/ The Guardian

BE duhet të bashkohet kundër Rusisë!