MENU
klinika

Profil

Ku ka humbur partizani i vogël Velo?

30.12.2018 - 15:12

“Sa të çliroj Shqipërinë dhe erdha…”, është shprehja që nuk e ka harruar askush, akoma sot.

Të gjithë e mbajmë mend partizanin e vogël Velo.

Velo është luajtur nga shkrimtari i mirënjohur Petro Papakosta, i cili pavarësisht viteve, ka ruajtur simpatinë e asaj kohe. Papakosta u lind më 29.01. 1966 në Vlorë.

Velo partizani është një ndër personazhet më të dashur dhe më dramatik të filmave shqiptar.

Djaloshi nga Vlora rrëmbeu zemrat e brezave me radhë, kur dëshpërimisht dhe ngultazi kërkonte të kontribuonte në çlirimin e vendit.

Më pas rrënqethi në skenën kulmore të filmit, ku qan komandantin e rënë në luftë.

Velo mezi pret të rritet dhe të bëhet partizan i vërtetë. Kjo dëshirë e tij forcohet edhe më shumë pas vrasjes së të atit nga armiqtë dhe ai këmbëngul që ta zëvëndësojë atë me çdo kusht.

Disa herë ai nuk pranohet në radhët e partizanëve për shkak të moshës së tij të vogël dhe të “pushkës që është më e gjatë se ai”.

Por Velo nuk tërhiqet. Më në fund ai pranohet në radhët e partizanëve.

Petro Papakosta ishte vetëm 13-vjeç kur luajti rolin e ‘ Velos’ , por ai u tërhoq nga kinemaja për t’iu përkushtuar një tjetër zhanri të artit: letërsisë.

Papakosta ka botuar një sërë vëllimesh poetike si edhe eseistike e nëse do të kishte vazhduar me aktrim do të kishte qenë një pasuri e çmuar!

Ka botuar librat me poezi:
“Enarksi” – 2000
“Ciler 32” – 2002
“En Delphois El” – 2002
“Atje dhe pastaj” – 2002
“Përkthimi i vetes”, botimet “Ideart”, Tiranë 2009
Ka botuar librin me essé:
“Shpirti dhe lënda”, botimet “Ideart”, Tiranë 2009

 

Përgatiti: Merita Hoxha