Sabri Fejzullahu, këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, vazhdon të jetë tepër aktiv në karrierën e tij, duke sjellë projekte të reja muzikore për fansat.
Ai nuk ndalet dhe tashmë do ta shohim në një duet me këngëtaren Morena, e cila u shpall si “Miss Kosova” në vitin 2010. Vetë artistja ka bërë një postim në rrjete sociale, ku ka treguar se kënga e titulluar “Dashuri” do vijë shumë shpejt në treg.
Morena njihet për stilin e saj të veçantë të veshjes dhe për modelingun, por ka disa kohë që është futur në tregun muzikor.
Një ndër dëshirat e saj paska qenë dueti me legjendës e muzikës, Sabri Fejzullahun. Mbetet për t’u parë sa do përshtaten zërat e të dyve dhe suksesi që do të arrijnë me “Dashuri”.