MENU
klinika

Flet Jose Mourinho

“Salah, kërcënim ‘bërthamor’ për United”

16.12.2018 - 14:14

“Mohamed Salah përbën kërcënim ‘bërthamor’ për Manchester United në derbin e Premier League ndaj Liverpool të dielën pasdite.” Këto janë fjalët e trajnerit Jose Mourinho.

Salah luajti nën urdhrat e Jose Mourinhos te Chelsea, por periudha e tij e parë në Premier League nuk ishte e suksesshme dhe ish-ylli i Baselit kaloi në Serie A, fillimisht te Fiorentina e pastaj te Roma.

Ai u kthye në Premier League sezonin e kaluar, duke iu bashkuar Liverpoolit për 42 milionë euro pas kohës së kaluar në Fiorentinë dhe Romë. Mourinho e pranon tani se egjiptiani ka përparuar shumë që prej kohës kur ai e stërviste.

“Ai është zhvilluar jashtëzakonisht shumë në çdo nivel”, – tha Mourinho para ndeshjes mes Manchester Unitedit të tij dhe Liverpoolit, që lë prapa 16 pikë “Djajtë e kuq”.

“Fizikisht, ai është zhvilluar tejet shumë. Ai ishte djalosh i shpejtë por brishtë, tani është burrë i shpejtë dhe shumë i fortë”, – tha Mourinho.

“Mbaj mend kur e futa në lojë në ‘White Hart Lane’ dhe në ‘Etihad’ dhe ishte e tepërt për të. Tani, ai luan çdokund dhe kundër çdo skuadre. Ai mund të shkojë në Barcelonë dhe Real Madrid dhe luan si ‘hej, unë jam Mo-Mo Salah dhe nuk ia kam frikën askujt” – tha ndër të tjera Mourinho.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN