MENU
klinika

"Italia 'JO' shembullit të Francës"

Salvini: Makron është i vetmi fajtor për protestat në Francë

10.12.2018 - 15:01

Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, ka thënë se Presidenti Emmanuel Macron ishte përgjegjës për protestat e “jelekëve të verdhë” që kanë tronditur Francën.

Salvini është përplasur në mënyrë të përsëritur me Macron në të kaluarën mbi politikën e emigracionit dhe i ka konsideruar protestat anti-qeveritare që po trondisin Parisin si dëshmi se presidenti francez ka humbur ndikimin e tij politik.

“Historia ndoshta do të tregojë se nëse Macron ishte përqendruar më shumë te francezët dhe më pak tek Salvini dhe Italia, ai do të kishte më pak probleme sot”, tha Salvini, duke shtuar edhe se qeveria italiane nuk kishte ndër mend të ndiqte këtë shembull.

Lëvizja filloi si një protestë kundër rritjes së taksave të naftës, e cila është përdorur gjerësisht nga shoferët francezë dhe ka qenë prej kohësh më pak e taksueshme se llojet e tjera të karburantit.

Macron fajësoi çmimet botërore të naftës për tre të katërtat e rritjes së çmimeve, por tha se taksat më të larta për lëndët djegëse fosile ishin të nevojshme për të financuar investimet e energjisë së rinovueshme.

Protestuesit dolën në rrugë duke veshur xhaketa të verdha të dukshme që kërkohen të mbahen në çdo automjet nga ligji francez.

kolana e librave

Por protestat kanë shpërthyer gjithashtu mbi çështje të tjera, duke përfshirë thirrjet për paga më të larta, taksa më të ulëta, pensione më të mira dhe kërkesa më të lehta për hyrjen në universitet. Ndërkohë, vlerësimet për Presidentit Macron kanë rënë në 23% sipas sondazheve.

Salvini tha se qeveria italiane po ndjek një rrugë shumë të ndryshme nga Franca dhe mbrojti buxhetin e shpenzimeve të mëdha  të 2019, i cili është kundërshtuar nga Komisioni Evropian. ” Unë dua të ndihmoj bizneset, familjet dhe gjithashtu 5 milion njerëz të varfër. Një vend me 5 milionë njerëz të varfër nuk mund tëecë  përpara, “tha ai.

Kryeministri italian Giuseppe Conte po kërkon të negociojë, por Salvini nuk dha asnjë shenjë të dielën se qeveria ishte e gatshme të bënte ndryshime thelbësore në planet e saj të buxhetit.

Salvini

“Duke parë se çfarë po ndodh në Paris, nuk pranoj të besoj se Brukseli do të vendosë sanksione, inspektorë dhe komisarë. Ne jemi Italia. Ne e kemi treguar se jemi një vend serioz, “tha ai.

Buxheti parashikon një deficit prej 2.4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto vitin e ardhshëm nga 1.8 për qind këtë vit.

Udhëheqësit italianë të biznesit kanë shprehur gjithashtu shqetësime mbi buxhetin, duke thënë se nuk besojnë se do të rrisë investimet. Salvini u takua me përfaqësuesit e 14 grupeve profesionale të lobimit të dielën për të dëgjuar ankesat dhe rekomandimet e tyre. “Për herë të parë në gjashtë muaj, kjo qeveri na dëgjon dhe ne kemi hyrë në dialog”, tha Vincenzo Boccia, kreu i grupit të punëdhënësve Confindustria. “Tani megjithatë ne presim të shohim rezultate, fakte”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Protesta për rritjen e çmimit të karburantit

Protesta në Francë/ një i vdekur, dhjetëra të plagosur

Protestat në Francë

‘Jelekverdhët’ ja dolën!

Shqetësimet e Ministrit të Financave

‘Jelekverdhët’, katastrofë ekonomike për Francën