Ne nuk mund të dijmë gjithçka për atë që ka ndodhur me Jamal Khashoggi në Stamboll më 2 tetor, por ne e dimë shumë mire këtë: Ajo u krye nga sauditët, që vepronin nën urdhrat e eprorëve sauditë, në një strukturë diplomatike saudite.
Ashtu si ndërhyrja në Jemen, si arrestimet e aktivistëve dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut, si rrëmbimi dhe dorëheqja e detyruar e Kryeministrit libanez Saad Hariri, vrasja e Jamal Khashoggi ishte një akt i qeverisë saudite. Duke ushtruar autoritetin e babait të tij, mbreti Salman, Princi Mohammed bin Salman (MBS) është sundimtari de facto i kësaj qeverie, një monarki absolute.
Sanksionet kundër fajtorëve, vendosur sipas Aktit Global Magnitsky, megjithëse të rëndësishme, janë të pamjaftueshme për të zgjidhur këtë çështje, ose krizën që krijoi në marrëdhëniet SHBA-Saudite.
Për të zgjidhur këtë krizë dypalëshe, qeveria saudite, duhet të marrë përgjegjësinë, të paguajë çmimin e këtyre veprimeve dhe të nisë një rrugë të re.
Marrja e përgjegjësisë do të thotë se qeveria saudite duhet të ndalojë përpjekjet për të shmangur fajin për vrasjen e Khashoggiit. Ashtu siç nPresidenti Bush kërkoi falje për abuzimet në Abu Ghraib, edhe udhëheqësit saudite të kërkojnë falje për familjen e Khashoggit, për qeverinë turke, për shpërdorimin e privilegjeve të saj diplomatike dhe për Shtetet e Bashkuara.
Kur rusët helmuan një ish-oficer ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar, administrata Trump dëboi 60 diplomatë. Duke pasur parasysh abuzimin e objekteve diplomatike, do të ishte e përshtatshme që Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët të ulnin numrin dhe/ose privilegjet e diplomatëve sauditë në Shtetet e Bashkuara.
Së fundi, ekziston fakti se vrasja e Khashoggi ishte pjesë e një sjelljeje të paarsyeshme agresive saudite që ka qenë e dukshme që kur princi filloi të konsolidonte pushtetin në qershor të vitit 2017.
Për të përmirësuar marrëdhëniet me Uashingtonin, mbretëria duhet të tregojë se ata duan të ndryshojnë. Vendimet e fundit për bisedimet për Jemenin janë një hap shumë i mirë, por i pamjaftueshëm.
Kriza e rëndë që ka prekur marrëdhëniet SHBA-Arabi Saudite u krijua në Riad, mund të zgjidhet vetëm nga qeveria saudite, duke pranuar gabimet e saj dhe duke treguar se duan të ndryshojnë drejtim. Nuk ka kohë për të humbur…