MENU
klinika

Pasuritë e Kastriot Kilës

Sekuestrohen pasuritë e të fortit të Elbasanit

11.12.2018 - 11:14

Nën dyshimet se kanë prejardhje kriminale, prokuroria në Elbasan, ka vendosur sekuestro preventive për pasuritë Elton Kilës alias Kastriot Kila në Elbasan.

Me kërkesë të prokurorisë Elbasan, u ekzekutua Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan Nr. 913 date 07.12.2018, per sekuestro preventive për pasuritë:

Një ndërtesë 5-katëshe, me siperfaqe banimi 1502 m2, në Elbasan

2. Njësi Shërbimi me sipërfaqe 400 m2, ne Elbasan

3. Një siperfaqe toke prej 5200 m², ne Elbasan.

4. Sekuestro 100% të kuotave të zotëruara nga shtetasja I.K në shoqërinë tregtare “KILA TRANS”

Vlera e blerjes së këtyre pasurive nga shtetasi Elton Kila alias Kastriot Kila, të deklaruara në deklaratat noteriale të përpiluara tek noteri, kap shumën prej 70. 819.000 leke te reja. Vlera aktuale e tregut e ketyre pasurive eshte shume here me e madhe.”-thuhet në deklaratën e Prokurorisë.

Sakaq burime zyrtare të prokurorisë bëjnë me dije se hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale.

Për Kastriot Kilën transaksionet financiare të dyshimta, kryer në bankat e nivelit të dytë, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme si dhe biznese në emër të tij dhe lidhjeve të tij familjare, të cilat dyshoheshin se burojnë nga aktiviteti kriminal, kryer në Itali.

Kastriot Kila u arrestua nga policia e Elbasanit gjatë aksioneve të befasishme në lokale dhe akse rrugore, më 18 tetor me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescarës/Itali, ka lëshuar urdhrin e ndalimit ndërkombëtar datë 11.09.2018, për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallzim i rremë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN