MENU
klinika

Studentët në Elbasan

Senati thirrje studentëve për të shkuar në mësim

07.12.2018 - 11:16

Në një kohë kur studentët e universiteti të Elbasanit janë nisur drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës që po mbahet para Ministrisë së Arsimit, Senatit Akademik i Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’ vjen me një thirrje.

Përmes një njoftimi zyrtar anëtarët e Senatit Shpëtim Hala dhe Studim Hysa pohojnë se kanë zhvilluar një takim me rektorin e universitetit, Skënder Topi, ndërsa shtojnë se u arrit edhe heqja e tarifës për kreditet e mbartura.

Po ashtu Senati i bën thirrje studentëve që t’i kthehen procesit mësimor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN