MENU
klinika

Video me 25 mln shikime

Sergio Ramos në versionin “Rambo”

06.12.2018 - 22:07

Shumë mund të mos e pëlqejnë, sidomos tifozët e Liverpool apo të Barcelonës, por ai është një lider, është kapiteni i Real Madrid, fituesi i 4 Champions League dhe plot trofeve të tjerë, përfshi edhe Europianin dhe Kupën e Botës.

Përveçse një nga mbrojtësit më të mirë në botë, kapiteni i Realit të Madridit, është në qendër të vëmendjes edhe për sa u përket ndërhyrjeve brutale ndaj kundërshtarëve.

32-vjeçari shquhet për kartonat e shumta të marra dhe në disa raste ka rrezikuar ndjeshëm karrierën e futbollistëve kundërshtarë me ndërhyrjet e tij të ashpra.

Për të gjitha këto, një kanal gjerman ka postuar një këngë gazmore të shoqëruar me video, që ka marrë afro 25 milionë shikime. Në të shfaqet mbrojtësi spanjoll në versionin Rambo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN