MENU
klinika

Krishtlindjet në Liverpool

Shaqiri dhe Salah surprizojnë fëmijët

23.12.2018 - 17:05

Futbollisti shqiptar i Liverpool, Xherdan Shaqiri, i ka befasuar disa fëmijë të vegjël të cilët janë tifozë të tij për Krishtlindje. Shaqiri, bashkë me Andy Robertson dhe Mohamed Salah surprizuan fëmijët në një shkollë në Liverpool.

Shaqiri, Salah dhe Robertson u fshehën, ndërsa zvicerani me origjinë shqiptare i binte pianos. Fëmijët e vegjël flisnin për televizionin e Liverpool duke mos e pasur asnjë ide se prapa tyre ishin yjet e skuadrës së tyre të preferuar.

Madje, vizita, bisedat dhe përqafimet me treshen e Liverpool nuk ishin e vetmja suprizë për këta fëmijë, pasi Shaqiri, Salah dhe Robertson kishin sjellë për ta edhe disa dhurata për festën e Krishtlindjeve.

“Befasi e veçantë Krishtlindjeje për nxënës të vegjël të qytetit, të cilët nuk e prisnin këtë gjë”, – shkruan Shaqiri në llogarinë e tij në Twitter dhe Instagram.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtarja takon futbollistin

Shaqiri, dhuratë speciale për Dafina Zeqirin