MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi

SHBA kërkon që opozita të përfshihet në dialog

24.12.2018 - 09:29

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë po u kërkon dy partive opozitare, LDK-së dhe LVV-së, të përfshihen në dialogun me Serbinë.

Kjo përfaqësi diplomatike ka deklaruar se nuk është koha që opozita të qëndrojë anash këtij procesi e as të krijojë pengesa drejt zgjidhjes gjithëpërfshirëse.

Shtetet e Bashkuara po u kërkojnë dy partive opozitare, LDK-së dhe LVV-së, që të përfshihen në procesin e dialogut me Serbinë, duke theksuar se nuk është koha të qëndrohet anash procesit e as për të krijuar pengesa në zgjidhjen gjithëpërfshirëse.

“Jemi të inkurajuar të shohim angazhim më të gjerë politik lidhur me dialogun me Serbinë dhe shpresojmë se edhe partitë tjera opozitare do të vendosin të marrin pjesë. Siç thotë presidenti Trump në letrën e tij, Kosova duhet të shfrytëzojë këtë moment unik dhe të flasë me një zë të unifikuar”, thotë ambasada.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ditë më parë ka votuar një rezolutë për dialogun me Serbinë, përmes së cilës caktohet edhe ekipi shtetëror për dialogun e të cilin do ta bashkëdrejtojnë kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN