MENU
klinika

Mediat serbe

SHBA-të e konsiderojnë Kosovën partner strategjik

09.12.2018 - 12:58

Ky është titulli që gazeta serbe Danas, i dha një artikulli referuar burimeve diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë artikull përmendet edhe vizita e fundit e presidentit Hashim Thaçi në këtë vend, pjesëmarrja e tij në varrimin e ish-presidentit Xhorxh H. U. Bush, si dhe fakti që ai ishte ulur afër liderëve më të rëndësishëm botërorë.

Xhorxh H. W Bush

Sipas burimeve të kësaj gazete, raportet e mira mes SHBA-ve dhe Kosovës në planin diplomatik, janë më së shumti të shtyra nga senatorët Bob Dole, si dhe kongresisti Elliot Angel.

Kujtojmë se përveç në funeralin e ish-presidentit amerikan, Thaçi ishte ulur në mesin e liderëve botërorë edhe në ceremoninë që shënonte përfundimin e Luftës së Parë Botërore që ishte mbajtur në Francë.

Kjo kishte shkaktuar reagime të njëpasnjëshme në Serbi. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!