MENU
klinika

Është kuruese

Shërben kundër diarresë, sidomos te fëmijët!

14.12.2018 - 14:22

Thanat kanë shije të athët, por gjithsesi preferohen të freskëta, në trajtë kompostoje, prevedeje, marmalade etj. Janë pemë të egra që rriten në vende të ndryshme dhe në pyje. 

Për qëllime mjekësore, përdoren kokrrat e thanës, gjethet lëvorja e degëve dhe bërthamat e frutave. Frutat e thanës përmbajnë vitamina C, acide organike etj.

Lëngu i tyre përdoret me sukses në ekzemat e lëkurës, nëse merret nga një filxhan, në mëngjes esëll. Po në ekzema, mund të përdoret edhe mielli i thanës, duke pudrosur fshikëzat e lëkurës së sëmurë nga ekzema.

Diarreja tek fëmijët

Thanat kanë veti rrudhëse dhe ndihmojnë në eleminimin e diarresë tek fëmijët e vegjël. Për këtë, merret një masë prej 1 kg thanash të pjekura dhe ziehen mirë me pak sheqer, derisa të përftohet një reçel i njëtrajtshëm. Nga ky reçel, u jepet fëmijëve të vegjël, dy lugë kafeje në ditë, për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Uji i mbledhur në bark

Për të sëmurët me ascit ose ujë në bark, këshillohet të merret një grusht thanash gjysmë të pjekura ose të thata dhe vihen të ziejnë në një litër ujë, për një orë. Kullohen mirë dhe ky lëng, përzihet me lëngun e përftuar nga shtrydhja e disa shegëve të egra. Nga kjo përzierje, merret nga një lugë gjelle, çdo ditë.

Diarreja

Merren 300 gr bërthama thane të pjekura mirë dhe piqen si kafe. Kur të marrin ngjyrë të zezë, ato bluhen imët në mullirin e kafesë. Mielli i përftuar, përzihet me 1 kg shqer. Prej kësaj mase, fëmijëve u jepet 3 herë në ditë, nga 1/3 e lugë kafeje, në formë pluhuri ose e tretur në ujë. Të rriturit marrin nga një lugë gjelle, 1-3 herë në ditë.

Ekzemat e lëkurës

Në ekzemat e lëkurës përdoret me efekt të mirë eshka, ose kërpudha e thatë e thanës. Për këtë kurë, duhet 30 gr eshkë thane. Ajo zihet në 200 ml ujë. Lëngu i fituar, pihet nga një filxhan kafeje, në mëngjes esëll.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN