MENU
klinika

'Sherr' në parlamentin grek

Tsipras-Mitsotakis debatojnë për minoritetin grek në Shqipëri

19.12.2018 - 14:02

Duke kritikuar politikën e qeverisë “Tsipras”, në një debat parlamentar që i kushtohej miratimit të buxhetit të vitit 2019, kreu i “Demokracisë së Re”, Kyriakos Mitsotakis, i ka çuar përsëri një mesazh të rreptë Tiranës zyrtare dhe është duartrokitur pas kësaj nga i gjithë grupi i tij parlamentar.

Nuk thatë gjë as për mikun tuaj Rama, e meqë nuk po thoni ju, do ta them unë dhe do të çoj prej këtu një mesazh të qartë në Tiranë. Nëse Shqipëria nuk respekton me vepra, të drejtat e minoritetit kombëtar grek, mund të harrojë ambiciet e saj europiane”, tha Kyriakos Mitsotakis, kreu i opozitës.

Në përgjigjen e tij, kryeministri Tsipras e ka akuzuar udhëheqësin e opozitës për trimëri të shtirur dhe hipokrizi, duke iu kërkuar konservatorëve të mos bëjnë më kot superpatriotët, ndërsa ka theksuar qëndrimin zyrtar të qeverisë së tij në këtë temë.

Në këtë çështje, Ministria e Jashtme ka bërë hapa edhe në nivel dypalësh, si dhe ka informuar BE-në. Me mesazh të qartë, nëse nuk ka respekt të minoritetit grek, kryesisht në çështjen e pronësisë, por edhe në atë të ligjit të ri për minoritetet, nuk do të ketë ecuri europiane të vendit fqinj”, tha Alexis Tsipras, kryeministër.

Sa i përket buxhetit të vitit të ardhshëm, ai është votuar nga 154 prej 297 deputetëve të pranishëm, duke regjistruar një tjetër arritje të qeverisë “Tsipras”, sidomos para zgjedhjeve bashkiake dhe atyre për Parlamentin Europian në majin e vitit 2019, si dhe zgjedhjeve të përgjitshme parlamentare që ende nuk dihet nëse do të bëhen në fillim të pranverës si flitet, apo në fillim të vjeshtës kur janë të planifikuara.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi