MENU
klinika

Si përfundon jeta e saj?

Shfaqja “Prostituta” vjen në Teatrin Eksperimental!

13.12.2018 - 18:36

Sot në orën 19:00, në Teatrin Kombëtar Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’, zhvillohen provat gjenerale të shfaqjes “Prostituta”. 

Vepra teatrale “Prostituta” vjen Premierë në Teatrin Kujtim Spahivogli, nesër, më datë, 14 Dhjetor, ora 19:00. Vepra flet për një histori të vërtetë, e vërtetë deri në dhimbje. 

Ajo zë fill në vitet nëntëdhjetë, kur ata ishin ende të rinj. Ngjarja flet për një vajzë 16-vjeçare e cila ka rënë pre e prostitucionit në moshë të brishtë. Ajo erdhi në kishë për t‘u rrëfyer pikërisht ditën e Krishlindjeve. Të tillë rrëfim tronditës nuk ishte dëgjuar ndonjëherë, jo vetëm nga njerëzit, por as nga dhomëza e vogël e Sankristisë në Kishën e Zojës.

Ajo e nisi rrëfimin e saj…“Padre, ndoshta nuk iu ka rastisur asnjëherë që një Prostitutë të rrëfehet përpara jush”

Përjetimet dhe kujtimet e saj vijnë në këtë shfaqje nëpërmjet gjetjejeve regjisoriale të cilat do ju mbajnë gozhduar për sa i përket zhvillimit të ngjarjeve duke iu drejtuar zgjidhjes finale të veprës.

Një dramë rrënqethëse me autor dhe regji të Leka Bungos. 

Me aktorët: Julinda Emiri, Viktor Zhusti, Bujar Asqeriu, Mehdi Malka, Natasha Sela, Vangjel Toçe. Formulimi Muzikor: Diana Ziu, Kristi Bello. As/Regjisore: Klaudia Bastari, Producent: Edmond Topi do të përcjell emocion dhe reflektim tek publiku i gjerë për jetën dhe vdekjen si e vetmja luftë dhe ekzistencë për njeriun.

Ai është babai i saj… vëllai …ai jam unë …jeni ju … jemi ne të gjithë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Sherlok Holms dhe Langoi i Baskervillëve”

101 arsye pse duhet ta shihni këtë shfaqje!