MENU
klinika

Dëmshpërblimi

Shkarkimi, ja sa përfiton Jose Mourinho

18.12.2018 - 11:54

Trajneri i saposhkarkuar i Manchester United, Jose Mourinho, do të përfitojë një shumë marramendëse pas largimit nga Djajtë e Kuq. Edhe pse ka qenë starti më i keq që nga viti 1992 për United, për trajnerin portugez pak rëndësi ka.

Trajneri 55-vjeçar nuk largohet duarbosh, sepse do të marrë plot 24 milionë sterlina dëmshpërblim për prishje të njëanshme kontrate. Shifra e frikshme vjen nga fakti se në janar Mourinho rinovoi deri në vitin 2020.

Gjithsesi, gjithçka shkoi ters dhe drejtuesit e United nuk mund të prisnin më, duke e parë se Mou nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen.

Pushimi nga puna u bë i detyruar edhe për faktin se ka kohë që flitet për përçarje në ekip dhe shumica e lojtarëve janë kundër trajnerit, gjë që u theksua nga ulja në stol e emrave si Pogba e Martial fundjavën e shkuar.

Jose mourinho
Jose mourinho

Menjëherë kanë filluar aludimet e para se ku do të shkojë Mourinho, me mediet që e lakojnë tek Inter, por ka edhe nga ata që e cojnë në Amerikë. Ndërsa për zëvendësin e tij nuk flitet akoma.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN