MENU
klinika

Shkolla ‘28 Nëntori’

Shkodër/ Studentët së bashku me gjimnazistët

12.12.2018 - 11:50

Studentët sot kanë hyrë në ditën e 8-të të protestës duke u shprehur të bindur se nuk do të hyjnë në dialog me qeverinë pa miratuar më parë shqetësimet e tyre me 8 pika.

Pas Tiranës, Gjirokastrës, Elbasanit, Durrësit, Korçës, Vlorës, sot në protestë kanë dalë edhe studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, të cilët kanë kërkuar që protestës t’iu bashkohen edhe gjimnazistët e metropolit verior.

U raportoi se një pjesë e studentëve janë nisur drejt Tiranës për t’u bashkuar me bashkëmoshatarët e tyre, ndërsa një pjesë tjetër vijon të qëndrojë në rrugë.

Ndërkohë mësohet se gjimnazistët e Shkodrës janë kërcënuar nga mësuesit dhe për këtë studentët e “Luigj Gurakuqit” kanë rrethuar gjimnazin “28 Nëntori” duke shpërthyer në kor me fjalët: Turp!

"Kuzhinë e shijshme dhe atmosferë autentike"

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, peizazhe marramendëse

Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese