MENU
klinika

Detajet

Shkodër/ Universiteti plotëson kërkesat e studentëve

11.12.2018 - 13:11

Universiteti i Shkodrës ka plotësuar tre kërkesat kryesore të studentëve të cilët disa ditë më parë i ishin drejtuar Universitetit më një shkresë.

Por pavarësisht se kërkesat e tyre kryesore janë plotësuar, studentët e Shkodrës shprehen se ata do të sensibilizohen me studentët në Tiranë në rast se nuk plotësohen kërkesat e këtyre të fundit, por edhe të tyre për tarifat.

Studentët e Shkodrës thonë se do udhëtojnë për në Tiranë në mbështetje të moshatarëve të tyre në kryeqytet.

Janë 3 kërkesa në total nga studentët e Shkodrës, ku e para është ulja e notes mesatare nga 9 ne 7 për studimet ne master dhe doktoratur si dhe të mundësohet liria e zgjedhjes mes provimit dhe temës së diplomës.

Kërkesa e dytë ka të bejë me rimbursimet për ekspeditat që bëjnë studentet duke kërkuar që tërhiqen dhe të jene pjesë e buxhetit të universitetit.

Kërkesa e trete është vënia në funksion e godinës se re të universitetit të Shkodrës brenda janarit të vitit të ardhshëm.

“Shqipërisë nuk i takon t’i shkelë syrin Beogradit”

Ish-ministri Bushati: As pas 100 vitesh Serbinë s’mund ta kemi mik

Presidenca e Kosovës i përgjigjet deklaratave të Ramës

“KFOR-i mbështet institucionet, nuk merr përsipër sigurinë në vend”

"Pati një ndarje të thellë brenda opozitës…!"

Raporti final i OSBE/ODIHR: Zgjedhjet e 14 majit ishin të mirëorganizuara

Rama reagon sërish për sulmet në Veri: Atyre në Prishtinë u rikujtoj se…

“Aleanca euro-atlantike na dha gatishmëri që KFOR të marrë kontrollin në veri”