MENU
klinika

Të shkruarit në shqip

Shkodranët që krijuan disa prej abetareve të para të gjuhës shqipe

11.12.2018 - 18:09

Nga Andreas Dushi

Duke vështruar pas në kohë, historinë e gjuhës së shkurar shqipe më së miri arrijmë ta studiojmë nëpërmjet abetareve me anë të të cilave masat mësoheshin se si duhet të shkruanin gjuhën me të cilën komunikonin. Për gjuhën tonë, ndryshe nga sa në vendet e tjera ndodh, hapësira kohore nga shkrimet e para shqipe (shek. XV) deri në abetaret e para (shek. XVIII) është shumë e madhe, por kjo mund të justifikohet nga mungesa e lirisë së të përdorurit të gjuhës shqipe gjatë pushtimit turk.

Në vitin 1860 shohim studiuesin shkodran Daut Boriçi i cili në Stamboll harton “Abetare shqip” e cila përbëhet nga 32 faqe ku përdoret gjuha shqipe dhe ajo turke. Ajo ka 37 shkronja, 28 prej të cilave janë të alfabetit arab, 2 të huazuara nga osmanishtja dhe 7 të krijuara nga vetë ai.

Një abetare serioze për nga ana shkencore dhe edukative është ajo e autorit Gaspër Benussi. E ndërtuar në mënyrë sintetike, pra duke filluar qysh prej tingujve,, vazhduar me rrokjet e më pas me fjalët, kjo abetare pati tre ribotime, fillimisht në 1886, pastaj në 1894 dhe i fundit në 1897. Titulli i saj ishte “Abetare e gjuhës shqyp” prej Gasper Benussit – Shkodranit. Në faqet e fundit të saj lexohen disa kallëzime të shkurtra me vlera edukative si dhe modele se si shkruhet një letër.

Abetari krijoi edhe shoqëria “Bashkimi”. Ajo u hartua nga komisioni i kësaj shoqërie që ishte edhe pjesa më e rëndësishme e Kongresit të Manastirit. Sipas studiuesve, ajo daton në fund të shkullit XIX, pra në vitin 1899.

Për famijë, dy poetët e njohur Dom Ndre Mjeda dhe Atë Anton Xanoni botojnë tekste ku abetaret janë të pranihme. I pari është “Këndime për shkollë të para të Shqypnie” që daton në 1904 dhe i dyti, pjesa e dytë e po të njëjtit tekst i cili daton një vit më vonë, pra 1905.

Me vlerë të madhe janë edhe tre tekstet e Luigj Gurakuqit, “Abetari për msoitore filltare t’Schypnis” botuar në Napoli në 1905; “Abetar i citun prej shocniet t’Bashkimit t’gjuhës shcype mbas Abetvet t’Bashkimit e t’Stambollit me tregime n’t’dhielektet” botuar në Bukuresht më 1906 dhe “Abetar i gjuhës shqipe” botuar në Athinë më 1912.

Pas shpalljes së Pavarësisë dhe krijimit të të parës qeveri shqiptare, do të ishte Ministria e Arsitimit ajo që do të hartonte tekstet shkollore, përfshirë edhe abetaret ku kontribut do të kishin edhe shumë shkodranë si Logoreci, Kamsi e të tjerë, por gjithnjë duke i vënë bazat në këto punë të para, kulmimi i të cilave ishte vepra e Sami Frashërit për të cilën do të flasim ndonjë herë tjetër.

 

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët