MENU

Luigji Pirandelo

Shkrimtari që lot me dramën njerëzore

11.12.2018 - 09:46

“Para se të gjykosh jetën time apo karakterin tim vish këpucët e mia, ec rrugëve ku kam ecur unë, jeto dhimbjen time, dyshimet e mia, të qeshurat e mia. Jeto vitet që kam jetuar unë, rrëzohu atje ku jam rrëzuar edhe unë dhe ringrihu ashtu si unë”.

Shkrimtari italian Luigji Pirandelo lindi në Agrigento më 28 qershor 1867. Nëse fama i erdhi kryesisht nga veprat dramatike, poezia, tregimi, eseja dhe drama, janë forma që i ka praktikuar vazhdimisht dhe që ngërthehen gjatë gjithë punës së tij.

Pirandelo shkruante nën ndikimin e impulseve të papritura, por ia nënshtronte ato një reflektimi syçelët; e linte veten të kridhej në botën e fantazisë, por e disiplinonte atë në një përmbajtje të atillë, sa i detyronte personazhet e ardhshëm të shpallnin publikisht atë çfarë rrinte fshehur edhe në zgiqet më të mistershme në një vend sekret të shtëpisë së tyre apo në ndërgjegjen e tyre, që shfaqeshin për të dhënë drejtësi për të tjerët apo edhe për vete.

Poet lirik, i kufizuar nga prirja ndaj moralit dhe mençurisë ataviste melankolike, fryt i traditës siciliane, para se të shfaqte një shpirt të mprehtë dhe inatçor; një rrëfyes i pashtershëm, i reduktoi në forma të përgjithshme karakteret e tij, të cilët, të përfshirë nga frymëzimi epik, shkonin verbërisht, por me vetëbesim, për të përmbushur ngjarjet e panumërta të jetës.

Katër aspektet e frymëzimit të tij – poezia lirike, eseja, rrëfimi dhe drama, nëse lehtësojnë klasifikimin e veprës dhe ofrojnë një skemë të evolucionit të tij artistik, gjenden të gjitha së bashku në secilën nga veprat e mëdha.

Mund të lëmë mënjanë poezitë e para dhe esetë, por do të ishte gabim të përpiqeshim të përcaktonim nëse romancieri Pirandelo është më i madh ose më i vogël se dramaturgu Pirandelo, sepse këto janë dy momente të nevojshme jo vetëm të evolucionit poetik unik, por nisur edhe nga ritmi i brendshëm i shkrimit të tij.

Çdo dramë e Pirandelos është gjithmonë diçka e re dhe e beftë: kaq të larme janë temat që shtjellon, kaq të ndryshme metodat, kaq të shumta pikësynimet.

Sikundër edhe për disa autorë bashkëkohës të tij mund të thuhet me plot gojën, pa frikë se paralelizmi mund t’i hyjë në hak dikujt, se ishte një shkrimtar i madh.

Studoi në universitetet e Palermos, Romës dhe Bonit, ku mori doktoratën për letërsi dhe filozofi në vitin 1891 me një tezë të dialektologjisë ramake shkruar në gjermanisht. Më vonë, u vendos në Romë dhe mori pjesë në jetën gazetareske dhe letrare, duke përfshirë “Elegji romane” të Gëtes. Nisur nga viti 1897, dha stilistikë në katedrën e gjuhës dhe letërsisë italiane në Istituto Superiore di Magistero, një pozicion që e filloi në 1908 dhe që e ruajti deri në vitin 1922.

Kriza ekonomike që i rrënoi pasurinë e familjes, kriza e demencës së të shoqes i tronditi jetën familjare.

Lavdia zbriti mes shqetësimeve të jetës reale përqafuar tashmë, por kur u bë i njohur botërisht si shkrimtar, akademik, dhe në vitin 1934 luareuar me çmimin Nobel, solli në jetën endacake të dramaturgut dhe regjisorit të njëjtin shpirt puntori luftarak.

Mes eseve përmendim “Arti, Shkenca dhe Humorizmi” (1908), romanet janë të shumtë: “I dëbuari” (1901), “Zjarri Mathias Pascal” (1904), “Pleqtë dhe të rinjtë” (1913), “Rrotullohemi” (1915) dhe “Një, asnjë dhe njëqind mijë” (1926).

Esetë janë një reflektim apologje për veprimtarinë e tij letrare. Poezitë lirike, përveç ndikimit të Giosuè Carducci dhe Gabriele D’Annunzio, janë shënime autobiografike ose epigramatike.

Si romancier Pirandelo imiton bollshmërinë e poemave epike që shumëfishojnë vëzhgimet në mizërinë vazhdimisht të ndryshueshme të ngjarjeve njerëzore, edhe pse veçimi i përshkrimit dhe tendenca ndaj fabulës unifikojnë këtë pafundësi diversiteti me një ton kutimplotë.

Fakte dhe personazhe mbivendosen në një seri gati të pafundme, përshkruar përtej lëndës fetare të çdo qenieje njerëzore.

Çdo novelë ka, sigurisht, një vlerë në vetvete, është një fragment i materies, por i pastër si drita, i fortë si kristali.

Meqë antiteza mes moralistit dhe dramaturgut i ishte bërë e natyrshme, këto dy tipare të tij dalloheshin edhe në teatër.

Pas librit “Gjashtë personazhe në kërkim të një autori”, Pirandelo gjen, falë pushtimit të së vërtetës poetike, një liri imagjinare, reflektimi dhe veprimi që do t’i mundësonte dramaturgut të zhvillonte tema mbetur në prapaskenë në veprat e para, si p.sh. “Henri IV” (1922), i cili denoncon natyrën e pakalueshme të jetës në idhujt historikë dhe krimin që pason.

Ndër veprat e Pirandelos citojmë: “Secili sipas radhës” (1902), “Burri i gruas së tij” (1911), “Në dalje” (1916), “Kënaqësia e nderit” (1917), “Jeta që të dhashë” (1923) etj. Luigi Pirandelo vdiq në Romë më 10 dhjetor 1936, në moshën 69-vjeçare.

Thënie nga libra të ndryshëm:

“Nuk ka më të çmendur në botë se ai që mendon se ka të drejtë”.

“Se ç’jam unë, jo vetëm që s’mund ta dini ju, por as unë vetë nuk e di”.

“Ashtu siç ka fëmijë të jashtligjshëm, ashtu ka edhe mendime bastarde”.

“Më mirë të kesh dyshime, se siguri të pavërteta”.

“Nuk ka gjë më të vështirë se sinqeriteti”.

“Kënaqësia që na jep një objekt nuk gjendet në vetë objektin. Fantazia e zbukuron atë duke e rrethuar, dhe thuajse duke e rrezatuar, me imazhe të praruara. Shkurtimisht, ne duam tek objekti atë që kemi vënë nga jeta jonë”.

“Përballë syve të një bishe shembet porsi një kështjellë letrash cilido sistem filozofik”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervistë me shkrimtarin e njohur shqiptar

Në pritje të romanit në italisht “Piccola saga carceraria”