MENU
klinika

Shpërthim nga tritoli

Shpërthen makina e shoferit të ambulancës në Orikum

20.12.2018 - 20:01

Orikumi është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm, pasi një automjeti i është vendosur tritol. Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e sotme.

Mësohet se nga shpërthim nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa mjeti i përket shtetasit Vezir Bello.

policia-konica.al

Ky i fundit punonte si shofer ambulance në Orikum të Vlorës. Po ashtu bëhet e ditur se mjeti ishte parkuar gjatë momentit kur ndodhi shpërthimi, ndërsa ende nuk dihen detaje rreth ngjarjes.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes.