Nga 22 marsi, deri më 19 nëntor të vitit 2019, Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë 10 ndeshje eliminatore në kuadër të Kampionatit Europianit 2020. Objektivi është për të përsëritur kualifikimin si në “Euro 2016”.
Ky objektiv do të nisë me ndeshjen e parë me Turqinë, ku Shqipëria është pritëse. Nuk dihet ende ku do të luajnë kuqezinjtë e Panuccit, në “Elbasan Arena” apo “Loro Boriçi”, përballë Turqisë së Mircea Lucescut, pasi deri atëherë mund të ketë përfunduar edhe “Arena Kombëtare”.
Një ndeshje me Turqinë që do të përsëritet kjo, shumë shpejt, pasi vitin e shkuar në miqësoren e zhvilluar në Stamboll, skuadra kuqezi fitoi me rezultatin 3-2. Rrugëtimi do të nisë zyrtarisht më 22 mars 2019, ndërsa do të mbyllet më 17 nëntor 2019, përballë Francës po në Shqipëri.
GRUPI H (SHQIPËRI, FRANCË, TURQI, ISLANDË, MOLDAVI, ANDORRA)
Ndeshja 1
22 Mars 2019: Shqipëri-Turqi
Ndeshja 2
25 Mars 2019: Andorra-Shqipëri
Ndeshja 3
8 Qershor 2019: Islandë-Shqipëri
Ndeshja 4
11 Qershor 2019: Shqipëri-Moldavi
Ndeshja 5
7 Shtator 2019: Francë-Shqipëri
Ndeshja 6
10 Shtator 2019: Shqipëri-Islandë
Ndeshja 7
11 Tetor 2019: Turqi-Shqipëri
Ndeshja 8
14 Tetor 2019: Moldavi-Shqipëri
Ndeshja 9
14 Nëntor 2019: Shqipëri-Andorra
Ndeshja 10
19 Nëntor 2019: Shqipëri-Francë