MENU
klinika

Nderohen 24 gra profesioniste

Shqipëria mund të bëhet edhe nga zonjat!

06.12.2018 - 16:11

Ndoshta këto gra, gjatë jetës së tyre janë zgjuar çdo mëngjes me ëndrrën për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë për të gjithë ne. Janë zonja që vijnë nga fusha e biznesit, drejtësia, shëndetësia, arti e kultura etj. 

Mes tyre gjejmë edhe të huaja, me profesione të ndryshme si: sipërmarrëse, avokate, mjeke, menaxhere, studiuese arti, gazetare etj. Albania Excellence ka vendosur t’i quajë këto gra “Zonja që bëjnë Shqipërinë”, pasi ato përpiqen që të bëjnë maksimumin, më të mirën në profesionin e tyre.

Bordi i Albanian Excellence, me në krye themeluesen, Flora Nikolla kanë përzgjedhur një listë emrash, që, sipas tyre, e meritojnë të jenë pjesë edhe të një botimi realizuar me këtë rast. Këto zonja, me punën e tyre kontribuojnë çdo ditë për vendin tonë, pavarësisht vështirësive që has çdonjëra në rrugën e saj.

“Dhe ne si Albanian Excellence, që jemi krijuar pikërisht me qëllimin për të evidentuar të gjithë ata shqiptarë, si brenda dhe jashtë Shqipërisë, që i përkasin pikërisht ekselencës dhe janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë”, u shpreh Flora Nikolla.

Pasi kanë realizuar 7 botime në 5 vjet, kanë realizuar aktivitete, jo vetëm në Shqipëri, por edhe SHBA e Itali, ku ndër më të fundit edhe një koncert i Orkestrës së Albanian Excellence, i erdhi radha një tjetër aktiviteti.

“Sapo kemi përfunduar botimin e radhës dhe tani që e shoh jam tepër e kënaqur me emrat e përzgjedhur, sepse janë të gjitha zonja të nderuara, që vijnë nga profesione të ndryshme. E veçanta e këtij aktiviteti është se ne jo vetëm i shpallim ato, por krijojmë edhe vazhdimësi”.

Emrat e përzgjedhur për edicionin e këtij viti të “Zonjave që bëjnë Shqipërinë” janë: Eni Çobani, anëtare nderi, Alba Malltezi, Alma Mile, Anila Kalleshi, Antonela Hako, Antoneta Ndreka, Arlinda Çausholli, Brunilda Paskali, Erilda Reçi Selimi, Ina Kosturi, Jera Kruja, Julinda Dhame, Luçia Martino, María Therese Marchall, Marianne Graf, Nevila Nika, Pranvera Bekteshi, Rozeta Kreste, Tefta Pajenga, Vasilika Tafa, Vjollca Dedei,Xheni Vata, Xhilda Preni, Manushaqe Shehu.

Mbrëmjen e 7 dhjetorit, në ambientet e Mak Albanias, në një ceremoni Gala, do të ndahet trofeu që mban pikërisht këtë emër: “Zonjat që bëjnë Shqipërinë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN