Menu

Respekti për golat e shqiptarëve

“Shqiponja” zgjidhet simboli i vitit në Zvicër

06.12.2018

Pas ndeshjes me Serbinë, ku Xhaka dhe Shaqiri festuan golat e tyre duke bërë simbolin kuqezi të shqiponjës me duar, mediet sportive vlonin nga debati lidhur me këtë çështje.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Zvicra e mposhti Serbinë me rezultatin 2-1 me dy golat e lojtarëve shqiptarë. Megjithatë, habia vjen nga juria e Shkollës së Lartë e Zürichut për Shkenca Aplikative e cila  ka zgjedhur fjalën “Doppeladler” (Shqiponjë) si fjalën e vitit në Zvicër.

Në njoftimin e tyre thuhet: “Në vitin 2018 shqiponja ka qenë e pranishme gjithandej dhe është shfaqur në përditshmërinë e Zvicrës; me debatet mbi të do të merremi edhe një kohë të gjatë.”

Birra me simbolin e shqiponjes

Kjo zgjedhje me siguri do të hapë polemika, por për zviceranëve janë të ftohtë në gjykime, madje u prodhua edhe një birrë me simbolin e shqiponjës në respekt të autorëve shqiptarë të golave në Botëror.