MENU
klinika

Ringritja e klubit bardheblu

Shtohen donatorët, Tirana me strategji të re

21.12.2018 - 12:10

Dy ditë më parë ishte vetë presidenti Refik Hali që deklaronte se Tirana do të kishte edhe aksionerë të rinj dhe një strategji e re do të ndiqej në vijim, për ta ringritur edhe njëherë tjetër në majë, ashtu si dikur.

Pritet të jenë disa donatorë (të gjithë biznesmenë të fuqishëm shqiptarë), të cilët do të afrohen te Tirana, duke u kthyer te skema e famshme e 2004-ës e katër financuesve, por edhe me një plus.

Donatorët e rinj, të cilët mund të afrohen te bardheblutë, mund të kenë edhe interesa të tjera, veç atyre sportive. Një nga këshilltarët bashkiakë të kryeqytetit muaj më parë zbuloi se stadiumi “Selman Stërmasi” dhe ambienti përreth mund të jepen me koncesion.

E gjitha kjo për të ndërtuar impiantin sportiv nga e para, por edhe një qendër të madhe tregtare dhe argëtimi te stadiumi aktual dhe territorin përreth “Selman Stërmasit”, me modelin e ish-stadiumit “Qemal Stafa”.

Pra, Halili, duke dhënë një pjesë të aksioneve të Tirana “sh.a”, mund të përdorë këtë manovër për të financuar dhe nxjerrë nga gropa e borxheve klubin bardheblu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN