MENU
klinika

Trendi i ri

Si është të pikturosh natën?!

07.12.2018 - 15:11

Të paraqesësh botën e natës ose të përfitosh nga errësira për të ushtruar artin: ky është objektivi i ekspozitës “Të pikturosh natën” në qendër të Pompidou-Metz. 

Një temë e rëndësishme në fillim të shekullit të 20-të, duke thyer kështu trajtën dhe gjurmët e abstraksionit. “Të pikturosh natën” mblodhi shumë artistë niktalopë, që theksojnë fort përçimin e errësirës armatosur me një penel-pishtar projektuar mbi kanavacën me forma të paqarta dhe zhvendosëse, që artistët e pagjumë i kundërvihen demonëve dhe përthithin në fotot e tyre të gjitha substancat që i bëjnë ato të shpalosen gjatë natës.

Titulli luan në dy sense: së pari, për të paraqitur natën – që do të thotë ndryshim palete (pa i zënë besë të zezës), të ndryshojë kursorin (e afërta dhe e largëta ngërthehen lehtësisht) dhe derdhja (krijesat e natës kanë një mënyrë të veçantë në të lëvizur, për t’u dukur dhe për t’u zhdukur, për t’u shkrirë në dekorin e çuditshëm të dyzimit ditor); nga ana tjetër, “të pikturosh natën” nënkupton të pikturosh gjatë natës, kur të gjithë flenë, në vetmi dhe izolim të favorshëm për të hulumtuar errësirat e saj.

Fluturimi i xixëllonjave

Sepse, kur nata bie mbi kanavacë, është piktura, ingranaxhet e saj, qëllimi, vendi i saj midis arteve të tjera ai që shndërrohet. Diçka brenda saj shuhet dhe befas diçka tjetër ndizet, gjë e cila bie menjëherë në sy që në sallat e para, ku janë ekspozuar një Kupka dhe një Mondrian i ri (që daton para neoplasticizmit).

Në fillim të shekullit XX, hyrja në natë përket me lamtumirën e stëzgjatur ndaj figuracionit dhe një kalim gradual tek abstraksioni, me anë të motiveve të mbretërve kalimtarë, nëpërmjet të cilëve, pemë të thara, trungjet e tyre që rehatohen dhe degët me linjat këndore, apo ujërat e amullt që reflektojnë ndriçimin e hënës duke valëzuar nëpër një vend të lagësht dhe të ftohtë, përgatitin terrenin e abstraksionit dhe në fund të ekspozitës – ku në të vërtetë pikturat arrijnë ta ngërthejnë natën veçse nga lartësitë kozmike, thuajse jomateriale dhe pa peshë.

Ekspozita është pjesërisht kronologjike, Kupka do të rishfaqet në këtë pjesë me pikturën e një vrime të zezë të mbuluar me njolla me ngjyrë.

Gjithsesi, përmes intersikteve të shndritshme, ajo që përvijohet është ëndrra e përjetshme e leximit të së ardhmes, duke shfrytëzuar mundësinë e saj dhe duke jetuar nën një yll të bukur. Njëlloj si duke pikturuar natën, të ishte njëlloj sikur të tentonte të zinte fatin e tij.