MENU
klinika

Nga The Guardian

Si “jelekët e verdhë” u bënë simbol protestash në gjithë botën…

21.12.2018 - 11:45

Gjithçka filloi më 10 tetor, me një apel në Facebook nga dy shoferët e kamionëve të ngritur nga departamenti Seine-et-Marne, në lindje të Parisit, duke bërë thirrje për një “bllokadë kombëtare” të rrugëve të Francës në protestë kundër rritjes së çmimeve të karburantit.

Brenda ditëve, fushata kishte mbledhur 200,000 mbështetës dhe dy javë më vonë, një video që u bënte thirrje shoferëve të  vishnin jelekët  e tyre të verdhë në shenjë solidariteti, mblodhën 4 milionë shikime.

Kështu që nga 17 nëntori, dita e parë e veprimit të lëvizjes në mbarë vendin, protestat, ndonjëherë edhe të dhunshme kanë tronditur Francën. Por jo vetëm Francën…

Kryesisht pa udhëheqës, dhe të organizuar në mediat sociale, demonstratat e “Jelekverdhëve” janë shumëfishuar në nivel ndërkombëtar, nga Belgjika në Bullgari, Serbia deri në Suedi dhe nga Izraeli në Irak.

Kryengritja popullore në Francë, ka patur jehonë globale.

Ashtu si në Francë, ku ka mbështetje të madhe publike, këto lëvizje të ndryshme kombëtare kanë bërë bashkë njerëz me kërkesa të ndryshme dhe pikëpamje politike të ndryshme.

I lirë, lehtësisht i disponueshëm, lehtësisht i identifikueshëm dhe mbi të gjitha meqë përfaqëson një detyrim të imponuar nga shteti, jeleku i verdhë ka qenë një simbol i zgjedhur dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen e shpejtë të lëvizjes.

Revolta u perhaps së pari në Belgjikën frankofone, ku 400 persona janë arrestuar gjatë javëve të fundit, dhe policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Ka patur protesta të paqarta në shumë qytete holandeze përfshirë Roterdamin, ku një protestuese tha “Rrjeti i mirëqenies sociale është zhdukur”.

Në Itali, një grup I frymëzuar nga “Jelekverdhët” e Francës, ka mbledhur mijëra mbështetës online dhe ka në plan një tubim të madh në janar, ndërsa në Spanjë disa grupe planifikojnë të fillojnë demonstrimin në Madrid në vitin që po vjen, duke deklaruar “Është më keq këtu sesa në Francë”.

Protestuesit e veshur me jelekë të verdhë janë parë gjithashtu në Suedi, Greqi dhe Britaninë e Madhe, ku një grup aktivistësh pro-Brexit bllokuan Urën e Westminster. Në Gjermani, u organizuan protesta në Berlin dhe Mynih.

Më shumë se 100 protestues organizuan një demonstrim anti-qeveritar në Dublin. Në Poloni, fermerët e bllokuan autostradën kryesore, 20 milje larg nga Varshava, duke shfaqur një sërë ankesash.

Protestuesit me jelekë të verdhë në Bullgari, vendi anëtar më i varfër i BE-së, kanë bllokuar rrugët kryesore duke përfshirë kalimet kufitare me Turqinë dhe Greqinë, duke kërkuar jo vetëm karburant më të lirë dhe standarde më të larta jetese, por largimin e një qeverie që ata e krahasuan me “mafien”.

Përtej Evropës ka patur në Japoni, mbi paktin e migracionit të Kombeve të Bashkuara, në Izrael dhe Jordani, mbi korrupsionin dhe koston e lartë e jetesës.

Në Tunizi, një grup në Facebook po ankohet për ekonominë e sëmurë të vendit, ndërsa në Basra, Irak, po protestojnë kundër papunësisë së lartë, korrupsionit dhe gjendjes së përgjithshme të tmerrshme.

Dhe autoritetet në Egjipt janë kaq të shqetësuara për lëvizjen dhe përhapjen e saj saqë kanë ndaluar shitjet e jelekëve të verdhë. /Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Protestat në Francë

‘Jelekverdhët’ ja dolën!

Shqetësimet e Ministrit të Financave

‘Jelekverdhët’, katastrofë ekonomike për Francën