MENU
klinika

Opinion

Si kosovarët e ripushtuan veten me blerjen e mallrave serbe?

01.12.2018 - 23:05

Nga Lis Bukuroca

Memoria e peshkut

Peshku i detit, që quhet kocë ((lat. sparus aurata) mund të mbajë mend vetëm tre sekonda.

Shqiptarët pasi u kthyen nga eksodi, akoma pa rindërtuar shtëpitë si duhet, u vërshuan përsëri nga produktet serbe. Nga materiali ndërtimor, deri edhe te produktet bujqësore.

Serbia i dogji shtëpitë dhe ato tani rindërtoheshin me materialin serb. Bota u çudit me memorien shqiptare dhe përdorimin e produkteve serbe, por ata nuk ndërhynë. Puna më e madhe që bënë ata, ishte të talleshin me kujtesën tonë të peshkut.

Politikanët kosovarë e duruan këtë. Krimi po materializohej dhe Serbia po nxirrte përfitime të majme nga vepra e Millosheviçit. Mbi 400 milionë euro në vit. Prej kësaj shume, 200 milionë ktheheshin përsëri në Kosovë për të financuar administratën paralele serbe. Me mbi 400 milion euro, Kosova garantonte mijëra serbeve vendet e punës.

Nga viti 1999 deri në vitin 2011 nga Kosova kanë kaluar në Serbi më shumë se 5 miliardë euro.