MENU
klinika

Identiteti kombëtar

Si mund të shprehet patriotizmi për vendin?

31.12.2018 - 16:44

Në kushtet e shpërbërjes së Perandorisë osmane një tjetër hall i bie Shqipërisë. Pavarësisht se deri diku po mendohesh për pavarsinë e kombeve dhe sidomos nëpërmjet reformave institucionale për të ngritur kostitucionalizmin në komb-shtete halli tjetër ishte ai i zbehjes së identitetit shqiptar.

Për një kohë shumë të gjatë ai pothuajse ishte asimiluar në një kulturë që i detyronte Perandoria Osmane, kurse në vitet 1910 rrezikohej që identiteti kombetar i individëve të krijohej nga interesa personale e meskine, dhe jo për një komb, për një shtet. Gazeta ‘’Lirija’’ e trajton këtë me një shkrim ku autori me pseudonym (H. Q) e konsideron kështu patriotizmin:

Patriotism është dashuria pa interes të vet që munt të ketë një njeri. Nuku është të epet njeriu me gjithësej, për të drejtë e të shtrembër, ajo është fanatismë. Është një dashuri për mëmëdhenë tonë, sepse jeni lindur ne ose përindërit tanë atje, edhe për ne është më i miri vent ndë gjith botën.

Andrea Fleçer, trimi i shënuar ndë revoluci të Anglisë, bërtiti një ditë, duke thënë: ‘’Jetën time do të humbas t’i shërbenj mëmëdheut tim të dashur, po kurrë nuku do të bënj ndonjë gjë të poshtër e të paudhë për të shpëtuar atë!’’

Ky ish patriotism të vërtetë!

Çdo qytetar munt të jetë i dobishim vendit të tij vetëm atëherë kur haron veten e tij edhe ve përpara enteresnë e kombit e të mëmëdheut-ndë qoftë se i shërben popullit një njeri me qëllim për të fituarë për vehten e tij, atë që s’munt të fitojnë ndryshe, ky njeri kurrë s’munt të bjerë shërbime të vërteta, të larta e të vjetura-mjer ay komb, i cili pret shërbime prej të tillë njerëzve! Përse ka mbrodhësuar dhe lulëzuar kombi i amerikanëvet në çapë aqë të shpejtë?

Gjithkush që ka kënduar istorinë e saj, e di se sebep i parë edhe më i math qëndron ndë këtë, se bijtë e ati vendi kishin patriotism të vërtetë, qënë besnikë të vërtetë të mëmëdheut të tyre?

Njerëzia munt të tonë se ka mënyra shumë për të punuar ndë mes të kombit, për të ndrituar atë, edhe për të mbjellë ndë të ndenja  patriotike- Vërtet se kështu është: po duhet të përdoren ato më të mirat, më të lartat, të cilat me të vërtet do të lartësojnë kombin, si edhe ata që përpiqen për atë qëllim.

A munt njeriu t’u sjellë ndonjë të mirë, ndë qoftë se përdor propaganda të pahirta, përpjekur të ndonjë ndjenjat e një njeriu që munt të ketë për kombin?

Cili ay që ka gjyq të shëndoshë do të mos shohë se s’ka më të poshtër gjë se këtë, edhe se ata që e bëjnë s’munt të jenë të barabarë sesa janë.

Cili munt të mentonjë për një gjë të tillë me këtë shekullë! Ata që e bëjnë këtë, munt të jenë një ndalim për të mbrojtësuarit e kombit kundrë të cilit punojnë, po kurrë nuku do të harijnë qëllimnë të tyre të poshtër duke menduar se munt të ndrojnë një komp të bëjnë tjatër. Si është vënë re prej tërë Evropës, se grekërit me të pahir përpiqen , t’i bëjnë shqiptarët grekër, t’i bëjnë shqiptarët të harojnë gjuhën e nënës.

Çduhet të bëjë gjithkush ndër këto kohë që n aka gëzuar zemrat e djegura me të shtrenjtënë fjalë’’kostitucion’’.

A nuku duhet të lerë gjithkush ato intriga të poshtëra e të vjetëra, me të cilat punonte më parë, e tashi gjithë tok si vëllezër me një zë t’i falemi ndersë mbretërisë osmane për lirinë që na dha gjithkujt; të punojmë gjuhën tonë e të ndritojmë gjithë bijt’e bijat e saj? Ç’janë, pra, këto punëra që nuk punon politika e grekërvet?

Ndë kohëra të shkuara munte të bënjë sicili si desh, po sot dueht të harojmë interesat e veçanta edhe të lidhemi përanë flamurit të lirisë!

‘’Lirija’’, Selanik; nr 16, nëntor 1908 H.Q  (pregatiti Eugent Kllapi)