Ekonomitë e përparuara kanë të drejtë kur thonë që Kina duhet të ndërmarrë hapa për të korrigjuar gabimet në marrëdhëniet e saj tregtare me vendet e tjera, për të mos përmendur ekonominë e vet. Por edhe ekonomitë e përparuara, dhe, në veçanti, SHBA, duhet gjithashtu të bëjë disa ndryshime.
Për shumë aleatë të Shteteve të Bashkuara, ka shumë defekte në luftën tregtare të Presidentit Donald Trump me Kinën, e cila është në pritje për 90 ditë pas takimit Xi-Trump në Argjentinë.
Për të qenë të sigurt, Kina duhet të ndërmarrë hapa për të reformuar politikat e saj. Si fillim, tarifat e Kinës dhe barrierat jotarifore janë më të larta se ato të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera me të ardhura të larta. Dhe ka shumë kufizime ndaj firmave të huaja që dëshirojnë të operojnë në Kinë.
Nga zvogëlimi i barrierave në tregun kinez do të përfitonin jo vetëm prodhuesit e huaj, por edhe familjet kineze dhe firmat që përdorin pjesë të importuara. Liberalizimi i tregtisë në të kaluarën e Kinës, pas hyrjes në Organizatën Botërore të Tregtisë 17 vjet më parë, tregon se një veprim i tillë nuk do të çonte në rritjen e papunësisë.
Kina gjithashtu do të bënte mirë t’i përgjigjej një ankese tjetër kryesore, duke forcuar mbrojtjen e pronës intelektuale.
Kina gjithashtu duhet të reformojë programet e saj të subvencionimit dhe regjimin e politikës industriale. Shumica e vendeve përdorin tatime dhe subvencione për të promovuar aktivitete të caktuara ekonomike.
Këto politika përfshijnë subvencionet që favorizojnë firmat shtetërore mbi ndërmarrjet private, duke çuar në humbje dhe duke humbur produktivitetin.
Por edhe ekonomitë e përparuara, dhe, në veçanti, SHBA, duhet gjithashtu të bëjnë disa ndryshime. Në fakt, pengesat e këtyre vendeve për mallrat dhe investimet kineze nuk janë aq të vogla sa besohet.
Në SHBA, për shembull, tarifat për shumë importime të tekstileve dhe veshjeve, janë 20% më të larta se norma mesatare e SHBA.
Ngjashëm, marrëveshjet amerikane të tregtisë së lirë kanë anuluar artificialisht kërkesën amerikane nga prodhuesit më efikasë kinezë drejt firmave në vende si Meksika.
Politikat joefikase ose shtrembëruese janë gabime që bëhen shpesh. Si rregull, ato u shërbejnë interesave të grupeve të interesit të fuqishme dhe të mirëorganizuar që kanë gjasa t’i rezistojnë çdo ndryshimi.
Por nëse Kina dhe SHBA arrijnë një marrëveshje, një paketë ndryshimesh politike, rezistenca e brendshme mund të jetë më e lehtë për t’u kapërcyer.
Një bashkëpunim i tillë mund të zgjerohet për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje mbi reformat në OBT që do të mbështesin më tej drejtësinë në sistemin global.
Një qasje e tillë e balancuar dhe reciproke do të ndihmonte në lehtësimin e tensioneve mbi tregtinë dhe investimet ndërkufitare. Po aq e rëndësishme, do të nxiste drejtësinë dhe efikasitetin në dy ekonomitë më të mëdha të botës, një ndryshim nga i cili do të përfitonte jo vetëm SHBA dhe Kina, por e gjithë bota.
Shang-Jin Wei, ish-kryekonomist i Bankës për Zhvillim Aziatik, është Profesor i Biznesit dhe Ekonomisë kineze dhe profesor i Financave dhe Ekonomisë në Universitetin Kolumbia.