MENU
klinika

Nga The Economist

Si të shpëtojë Makron nga gjithë kjo “mesele”?

09.12.2018 - 17:42

Vitin e kaluar Emmanuel Macron erdhi në pushtet me ide për të reformuar Francën. Këtë javë Franca dukej e pandryshueshme. Rrugët e Parisit kanë qenë të mbushura me makina të djegura dhe xhama nga dritaret e thyer të dyqaneve. Protestuesit me jelekë të verdhë pengonin rrugët.

Macron u duk më i dobët sesa të gjithë paraardhësit e tij të kohëve të fundit, të cilët u përpoqën ta ndryshonin këtë komb kokëfortë.

Zgjedhja e Macron në maj 2017 solli optimizëm në Francës, Evropë dhe botë. I ri, inteligjent dhe me ide për Francën, ai dukej se kundërshtonte Brexit, Amerikën e Donald Trump dhe autokracitë e Evropës Lindore.

Kur kjo parti e re fitoi një shumicë parlamentare, revolucioni Macron dukej i pandalshëm. Megjithatë gjatë rrugës, Macron harroi se një president francez nuk është as zot, as monark, por thjesht një politikan.

Macron gjithashtu duket se ka harruar se në raundin e parë të zgjedhjeve të vitit të kaluar, 48% e votuesve ishin aq të pakënaqur sa mbështetën ekstremistët Marine Le Pen dhe Jean-Luc Mélenchon.

Një nga lëvizjet e tij të para ishte ulja e taksave mbi pasurinë. Taksat e vjetra të pasurisë ishin joefikase. Po ashtu, rritja e tatimit të naftës është një politikë efikase, por ai duhet tëmarrë më shumë parasysh njerëzit e varfër. Jo më kot e kanë quajtur “presidenti i të pasurve”.

Ashtu si fushata elektorale e Macron, protestuesit organizohen nëpërmjet mediave sociale. Ndryshe nga ajo, ata janë pa udhëheqës dhe kështu ata janë gati të pamundur për tu negociuar. Përleshjet tashmë duket të jenë më të këqijat që nga viti 1968.

kolana e librave

Por, Macron  nuk i ka humbur ende të gjitha.Ai mund të ndihmojë veten në disa mënyra.

Së pari, ai duhet të tregojë se ku qëndrojnë përparësitë e tij.

Së dyti, ai dhe qeveria e tij duhet të bëjnë më shumë për të promovuar dhe shpjeguar gjërat e mira që ata kanë bërë, por që janë nënvlerësuar.

Dhe së treti, Macron duhet të ndryshojë. Në një epokë ku populistët do të bëjnë dhe thonë patjetër diçka, një politikan duhet t’i bindë njerëzit e zakonshëm që ai ose ajo i kupton ata, i pëlqen dhe dëshiron t’i ndihmojë, do të luftojë për të bërë diçka.

Nuk duhen aftësi të mbinatyrshme për të reformuar Francën, duhet vetëm durim, vendosmëri dhe përulësi.

The Economist