MENU
klinika

Opinion

Sllavët u islamizuan më shumë se ne.. dhe na islamizuan dhe ne

23.12.2018 - 17:12

Nga Sali Mehmeti 

Thojshin që islami e krijoi nji digë mbrojtëse kundrejt sllavëve në veri, verilindje e lindje të botës albanofone. Bullshit!
Prej adventit osman n’Ballkan e deri në shek.17-të, numri ma i madh i konvertëve myslimanë ka qenë nga elementi serbofon në Bosnjë dhe Mal të Zi.

Vezirë serbë (si Angeloviçi e Sokoloviçi), korpuset jeniçere, serbishtja si gjuha e dytë në Konstandinopojë (shek.17), Sarajeva si kryeqendra vibrante e islamit serb n’Ballkan janë disa prej ngjarjeve kryesore në shekujt e fundit.

Këtu s’kanë vend as mitet se shqiptarët patën përpjesë më të madhe n’Perandori Osmane, se shqiptarët u islamizuen ma shumë se të tjerët.

Në nji kazan shkrirës (melting pot), si Perandoria Osmane, islami ballkanik veç sa e trysnoi edhe ma shumë elementin shqiptar.

Serbizimi i Sanxhakut (Peshter) nuk filloi as në kohë të Titos e as në kohë të krajlit, por pikënisht në erën osmane kur islami serb prej Sarajevës radionte krejt rajonin…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN